Bilt: Vendet e Ballkanit, jo njëherësh në BE
Suedia, vendi që në korrik merr presidencën e radhës të BE ka deklaruar se vendet e Ballkanit perëndimor nuk do të anëtarësohen në grup në këtë union. "Vendet e Ballkanit nuk mund të hyjnë në të njëjten kohë në BE. Kjo është e pamundur pasi situata është shumë e ndryshme nga vendi në vend", ka deklaruar ministri i Jashtëm suedez, Karl Bilt. Sipas tij, niveli i zhvillimit është shumë i ndryshëm nëse krahasohen për shembull Kroacia dhe Kosova dhe për këtë arsye hyrja e përbashkët e vendeve të rajonit neë BE nuk do të ndodhë.