Rendohet situata nga moti i keq
Moti i keq vazhdon ne gjithe territorin e vendit. Shume akse rrugore jane te bllokuara duke krijuar situate te veshtire ne disa rrethe te vendit. Ndersa shirat kane shkaktuar permbytje te medha. Nje autobus me 40 pasagjere ka mbetur i bllokuar ne zonen e Qafe Malit. Mesohet se ky autobus ishte nisur dje ne oren 6 te darkes nga Prishtina dhe ne te jane edhe 12 femije te vegjel. Pasagjeret e bllokuar ndodhen ne zonen e Qafes se Malit, ku edhe ka ndaluar autobusi. Ne Diber jane bllokuar nga bora Qafe Bualli e Qafe Uleza. Ne Puke 3 akse rrugore vazhdojne nen bore. Automjetet qe po kalonin ne keto akse jane ne pritje te zhbllokimit. Edhe ne Mirdite jane bllokuar disa komunave si ajo e Lures, Oroshit, Fanit e Kurbneshit. Keto komuna pervec izolimit po vuajne edhe nderprerjen e energjise elektrike. Edhe ne juglindje situata eshte problematike. Aksi Librazhd-Qafe Thane kalohet vetem me zinxhire. Policia rrugore ka ndaluar kalimin e tonazheve te renda dhe ka lejuar vetem kalimin e autoveturave. Aksi kryesor qe lidh Tiranen me Elbasanin, Qafe Kerraba vazhdon te jete i bllokuar nga bora. Bora ka arritur trashesine 30 cm dhe po punohet per hapjen e saj.
Ne komunen Synej te Kavajes rreshkitjet e dherave si pasoje e rreshjeve kane demtuar 7 banesa nje kateshe. Muret e ketyre shtepive jane care duke rrezikuar jeten e banoreve qe jetojne ne to.