E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motivi i dashurisë në krijimtarinë muzikore të Keyshia Cole

Këngëtarja dhe kompozitorja, Keyshia Cole, është bërë shumë shpejt një zë i preferuar mes dëgjuesve të muzikës hip-hop dhe  rhythm & blues.  Përveç zërit të saj të ëmbël dhe të ngrohtë, ajo ka tërhequr një audincë të gjerë edhe për temën që trajton, anën e dhimbshme të dashurisë.

Këngëtarja 26-vjeçare ka patur një përvojë të vështirë në dashuri.  Ajo thotë se e pati tepër të rëndë kur i dha fund marrdhënieve me djalin të kishte në plan të martohej, pasi ai kishte lidhje me një grua tjetër.

Megjithatë, Keyshia Cole nuk e la këtë përvojë të dhimbshme emocionale ta pengonte në ëndërrën e saj për t'u bërë këngëtare profesioniste, por ajo filloi të kompozonte këngë me këtë motiv. 

Albumi i saj i parë,  "The Way It Is" doli në qarkullim në vitin 2005 dhe kënga "Love"  e këtij albumi u bë një nga hitet më të preferuara të kohës. Kritikët e muzikës thonë se Cole ka një formë të çiltërt interpretimi që të bën ta ndjesh dhimbjen dhe dëshpërimin për të cilat ajo këndon.  

Albumi i saj më i fundit është "Just Like You", nga i cili kemi zgjedhur këngën "I Remember".  Keyshia Cole thotë se dëshiron të jetë shembull për njerëzit që të besojnë në vetvete.  Ja tani një tjetër hit i saj, po nga albumi "Just Like You",  është kënga me titull "Let It Go".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›