Wenger: Mund të ishim para United

Fitorja 1:0 dhe performanca fantastike në ndeshjen e sotme e ka shtyrë Arsene Wengerin të mendoj se ku do të ishte ekipi i tij sikur….të mos barazonte me Liverpool e Tottenham e të mos humbiste me Bolton. “Ishin tri ndeshje që mund t`i fitonim, dhe të merrnim 9 pikë.
Tani do të ishim para United”, ka thënë francezi. Sa u përket pretendimeve për penallti, Wenger ka thënë se Vidic e preku me dorë topin por albitri nuk e pa. Ai tha se edhe ndërhyrja ndaj Michael Owen ishte për penallti, por më së shumti në këtë sezon nga penallitë është dëmtuar pikërisht Arsenal. Fitorja me golin e Ramsey e hap plotësisht luftën për titull në Angli.