E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP Stoner ne pole-position

Sezoni i ri i Moto GP nis me domiminin e Hondas, që do të fillojë garën për Çmimin e Madh të Katarit me dy pilotët e saj në vijën e parë. Nis në mënyrën më të mirë dhe aventuar e Casey Stoner në skuderinë japoneze, pasi piloti australian ka regjistruar kohën më të mirë, duke siguruar pole-positin e parë në Botërorin 2011. Australiani xhiroi cirkuitin Losail, duke e ndalur kronometrin në 1’57” 137.

Koha e dytë më e mirë për Hondën tjetër zyrtare të Daniel Pedrozës. Spanjolli tregoi një formë të mirë në prag të Cmimit të parë të Madh të Moto GP, duke lënë pas kampionin e botës në fuqi Jorge Lorenzo. Piloti i Jamahas, i cili këkron të ruajë titullin do të niset në vijën e dytë të stratit në cirkutin e Katarit, ndërsa koha e katërt më e mirë i ka takuar italianit Marko Simonceli.

Në vendin e pestë do të niset Jamaha e amerikanit Ben Spies, i cili i ka paraprirë debutuesit në Moto Gp, Hector Barbera. Vetëm koha e nëntë për Valentino Rosin, i cili pasi tregoi një formë të mirë në provat e lira ka konfirmuar problemet me përshtatjen e motorit, por edhe me dëmtimin në shpatull.

Dhjetëshja e parë në vijën e nisjes plotësohet me Jamahan e Colin Edwards. Gara për Çmimin e Madh të Katarit do të zhvillohet në orën 20:00.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›