Moto Grand Pri, Stoner le pas Lorencon
Kejsi Stoner ka qenë më i shpejti në Cmimin e Madh të Australisë, duke u konfirmuar si pretendent për vendin e dytë në Moto Grand Pri. Ndërkohë, kampioni Valentino Rosi pësoi një rrëzim dhe pasi u ngrit, nuk mundi të shkojë më shumë se një vend i 12-të.
Australiani Kejsi Stoner ishte më i shpejti në cirkuitin e shtëpisë, pavarësisht një dëmtimi të marrë gjatë provave. Piloti i Dukatit ka hedhur një hap të sigurtë për fitimin e vendit të dytë në Moto Grand Pri, duke qenë se edhe rivali i tij kryesor Dani Pedroza nuk ka mundur të zërë më shumë se një vend të gjashtë në nisje. Ndërkohë, Valentino Rosi u rendit vetëm në vendin e 12-të, pas një rrëzimi që pësoi në cirkuitin e Filip Ajlënd. Piloti italian u shpall kampion bote për herë të tetë javën e kaluar, por në Australi doli jashtë piste kur duheshin edhe 15 minuta nga përfundimi i provave zyrtare. Rosi pësoi një dëmtim në shpatull, që duket se do ta penalizoje jo pak kur të garojë të dielën. Ndërkohë i dyti pas Stonerit u rendit piloti tjetër i Jamahas, Horge Lorenco, i cili la prapa amerikanin Niki Hejdën.
(a.s/News24/Balkanweb)