Zlatko Daliç, katër herë “përgjysmë” me Dinamon

Trajneri i Dinamos, Zlatko Daliç, po merr dalngadalë epitetin e një trajneri të dështuar, të paktën në raport me dy teknikët e tjerë kroatë që drejtojnë në Shqipëri, Blazh Slishkoviçin e Tiranës e Sllavko Kovaçiçin e Flamurtarit.
Dinamo me barazimin 1-1 kundër Vllaznisë në “Selman Stërmasi” ( barazimi i katërt sezonal në vetëm gjashtë ndeshje, dëshmoi se ende nuk është plotësisht të mbrojë titullin, kur tashmë gjendet sërish me -4 pikë ndaj Tiranës së vendit të parë.
Gjithmonë, është thënë se kontingjenti aktual i bluve është shumë larg cilësisë së asaj skuadre, që solli titullin e 17-të kampion, por një performancë kaq pa shije e skuadrës së dytë më të paguar në Shqipëri, askush nuk do ta kishte besuar.
Mesfushori i Dinamos, Igli Allmuça goditi fuqishëm në zonën e Vllaznisë, e aty në rrëmujë e sipër, lezhjani i Vllaznisë, Dritan Smajlaj, devijoi topin drejt portës së tij, duke lënë të befasuar portierin veteran Armir Grima në minutën e 15-të. Allmuça realizoi edhe një gol tjetër për Dinamon, por gjyqtari e anuloi atë për pozicion jashtë loje.
Ganezi i Vllaznisë, Xhejms Boadu, goditi në mënyrë të fuqishme në minutën e 58-të, por sfera kaloi ngjitur me shtyllën pingule. Pas vetëm një minute, Paulin Dhembi shënoi me kokë, pas një aksioni model midis Sinanit e Boadusë, duke barazuar shifrat në 1-1. Goli i katërt sezonal për ish-mesfushorin e Partizanit. Vllaznia zhvilloi një lojë më të mirë se 17-herë kampionët dhe meritonte edhe të fitonte, nëse një nga tre goditjet e Boadu nuk do të kishte rrahur shtyllën. Në javën e 7-të, pas 14 ditëve pushim për shkak të imkenjimev të Kombëtares, do të jetë edhe derbi i shumë pritur Tirana-Dinamo, një sfidë e pastër midis Slishkoviçit e Daliçit, e nëse Tirana fiton, Zllatko mund të kujtohet se punon edhe si trajner i përfaqësueses U-21 të Kroacisë.
Barazimet e Dinamos
Java 1: Dinamo-Teuta 0-0
Java 3: Besa-Dinamo 0-0
Java 4: Dinamo-Elbasani 0-0
Java 6: Dinamo-Vllaznia 1-1
E Shtune, 04 Tetor 2008