E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalderon: “Reali do të fitojë kampionatin”

Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon është i bindur se Reali do të fitojë titullin kampion këtë sezon në kampionatin spanjoll. "Kam besim në kapacitetin dhe përgjegjësinë e teknikut fabio Kapelo", citohet ai nga e përditshmja spanjolle "Marca".
"Ekipi aktualisht është në procesin e formimit dhe lojtarët e rinj të ardhur në ekip janë përshtatur mirë".
Reali i Madridit pas tri ndeshjeve ndodhet në kuotën e 7 pikëve dhe këtë javë do të pëballet në transfertën e "Manuel Ruiz de Lopera" me Real Betis. "Është një takim i vështirë pasi Betis numëron disa lojtarë të mirë", -pohoi Kalderon

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›