E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e te pafajshmit policia arreston 6 vete

BULQIZ/ Kane perfunduar ne pranga tre vellezer dhe tre anetare te nje grupi tjeter. Dy vete jane shpallur ne kerkim per ngjarjen e ndodhur ne mes te qytetit ku viktime mbeti nje shtetas 48-vjecar qe nuk kishte asnje lidhje me konfliktin


BULQIZ - Policia e Bulqizes e ndihmuar nga forcat RENEA si dhe dy grupe policore nga drejtoria e policise se Dibres dhe Elbasanit si dhe forca nga Drejtoria e Kufirit vazhdon te kerkoje per dy persona te shpallur ne kerkim qe nisen dhe konfliktin e pergjakshem paraditen e se merkures ne qender te Bulqizes ku mbeti i vdekur nje i pafajshem 48-vjecar baba i tre femijeve si dhe u plagosen dy persona te tjere keta te fundit pjese e grupit tjeter rival.


Drejtoria e Policise se Dibres ne nje komunikate policore paraditen e djeshme tha se perplasja mes dy grupeve ka ndodhur per motive te dobeta. Deklarohet se ne grupin e pare benin pjese Ilirjan Jangulli Destan GjetaVladimir Crroj Eleonard Ndreu Shpetim Reka keta dy te fundit mbeten te plagosur ndersa ne grupin tjeter Ilia Durici Ardin Durici dhe Ndricim Durici vellezer.


Ne vijim te hetimeve ne pranga perfunduan Ilia Durici 43 vjec Ardian Durici 34 vjec Ndricim Durici 25 vjec Eleonard Ndreu 23 vjec Shpetim Reka 27 vjec Vladimir Crroj 32 vjec. Te gjithe te pandehurit akuzohen per vepren penale te vrasjes me dashje vrasje me dashje mbetur ne tentative plagosje e rende me dashje shkaterrim te prones se tjetrit si dhe armembajtje pa leje.


E nderkohe jane ne kerkim Ilir Jangulli dhe Destan Gjeta. Policia gjithashtu ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale 1 pistolete 3 automjete te demtuara si dhe dy mjete te tjera Land Rover te perdorura nga autoret e krimit gjate perplasjes me arme ne qender te qytetit te Bulqizes.


Konflikti mes dy grupeve mesohet te kete si shkak problemet ne vendburimet e kromit. Perleshjet ne minieren e Bulqizes qe njihet dhe si miniera me e madhe e vendit tone per kete mineral jane edhe me te dhunshmet.


Nuk kane munguar rastet kur punetore te nje firme te licencuar jane qelluar me arme per shkak se nuk kane lejuar persona te tjere te punojne ne galeri per te nxjerre krom. Gjithashtu ka pasur raste te perdorimit edhe te tritolit ne miniere per shkak te konkurrences. Personat qe nxjerrin kete mineral nuk jane vetem nga Bulqiza por edhe nga zona te ndryshme te vendit nderkohe qe shume prej koncesionareve jane te huaj.


Megjithate konfliktet per kromin vijojne ne te gjithe vendin ku ka miniera te ketij minerali. Jo rralle shtetas te ndryshem te cilet varferia i ka drejtuar ne keto miniera kane humbur jeten pasi shpeshhere punojne jashte kushteve teknike.
Vetem per vitin e kaluar ndodhen disa konflikte te tilla

23 mars 2010


Rreth ores 900 disa persona te armatosur qellojne me arme zjarri pistolete nje grup tjeter te cilet po punonin ne nje galeri kromi ne zonen D. Fatmiresisht nuk pati viktima dhe as te plagosur.


12 Gusht 2010


Shoferi i firmes koncesionare ne minieren e Ternoves mbeti i plagosur pas nje konflikti me banoret e zones. Nje grup prej ketyre te fundit tentoi ne mesdite te bllokonte punimet ne galerite e minieres me pretendimin se pronari nuk eshte i zones. Pasi kane shkembyer akuza dhe fyerje ata kane shkuar deri ne perdorimin e armeve.


Po ashtu eshte plagosur gjate vitit nje 34-vjecar i cili u ka shpetuar mrekullisht dy plumbave te shtene ne drejtim te tij duke u plagosur lehte. Ngjarja ndodhi ne nje lokal ne vendin e quajtur Pishat rreth 2 kilometra larg qytetit te Bulqizes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›