E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorci i jep fund jetes 23-vjecarja

MALLAKASTR - Nje 23-vjecare i ka dhene fund jetes duke u vetehelmuar me fostoksine. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e se merkures ne fshatin Pocem te rrethit Mallakaster. E. eshte derguar pothuajse pa jete nga familjaret e saj ne spitalin e Ballshit. Sipas mjekeve me gjithe perpjekjet e bera asgje nuk ka rezultuar e suksesshme. 23-vjecarja ka qene thuajse pa puls dhe nuk ka reaguar ndaj nderhyrjeve te mjekeve ballshiote.


Ajo ka mberritur ne spital rreth ores 1900 thuajse pa jete. Sipas mjekeve shkak i vdekjes se menjehershme te 23-vjecares ka qene intoksikimi i shkaktuar nga konsumimi i disa tabletave helmuese. Hetimet ne lidhje me kete ngjarje tregojne se shkak ishte divorci. Ajo ishte martuar para tre vjetesh dhe nga kjo martese kishte edhe nje femije 2 vjec. Grindjet e shumta me bashkeshortin e kane detyruar te ndahej. Pas divorcit ajo ka shkuar te prinderit e saj dhe ka jetuar derisa i dha fund jetes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›