Projekti 90 mije euro per plehrat e Lezhes

LEZH - Qe nga viti 2008 ne Lezhe ka nisur zbatimi i nje projekti te vecante per te gjithe Shqiperine Grumbullimi i mbetjeve urbane ne menyre te diferencuar duke u bere keshtu qyteti i pare ne Shqiperi qe aplikon kete menyre. Ky projekt eshte mundesuar fale bashkepunimit te Bashkise se Lezhes me kompanine gjermane Schfer.
Fillimisht projekti eshte shtrire ne lagjen Beselidhja me 11 pika grumbullimi te mbetjeve ne menyre te diferencuar me sistemin mbitokesor dhe 3 pike me sistemin nentokesor. Kryetari i Bashkise Viktor Tushaj theksoi se projekti ka arritur suksese jo vetem per sensibilizimin e qytetareve lezhjane por edhe te donatoreve.
Me 28 korrik 2010 ne Konkursin Rajonal te Praktikave me te Mira 2010 qyteti i Lezhes vleresohet me certifikate Permiresimi i sherbimeve publike.
Ky konkurs u zhvillua ne kuader te Projektit DLDP Programi per Decentralizim dhe Zhvillim Lokal nxitur nga Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim dhe nder 16 bashki dhe komuna te qarqeve Lezhe dhe Shkoder Lezha shpallet fituese me projektin Grumbullimi i mbeturinave ne menyre te diferencuar. Sipas kryebashkiakut Tushaj DLDP do te investoje 40 mije euro per ngritjen e magazinave per perpunimin e metejshem te mbetjeve ku synohet qe numri i konteniereve te reduktohet nga 4 ne 2.
Ndersa nje tjeter projekt eshte ofruar nga Ambasada Holandeze me nje vlere 50 mije euro per sensibilizimin e qytetareve por edhe shtrirjen e ketij projekti ne lagje te tjera te qytetit. Ne total do te investohen 90 mije euro per vazhdimesine e projektit.