E Diel, 1 Nëntor 2026

Motrat Kardashian zhvishen për reklamën e D.A.S.H



Klo dhe Kërtni Kardashian kanë hequr rrobat dhe kanë pozuar për një reklamë të re të D.A.S.H. Yjet televizive do të shihen në fushatën e re të vargut të butikëve, të cilën kanë në pronësi së bashku me motrën e tyre Kim Kardashian, ku kanë treguar trupin e tyre krahas dy punonjëseve të tjera të dyqaneve. Ato kanë pozuar të zhveshura dhe pjesët e trupit të tyre pastaj janë mbuluar me një hije të zezë boje. “Kërtni dhe unë erdhëm në Majemi për të ringjallur D.A.S.H dhe këtë bëmë. Ne jemi shumë të ngazëllyera nga reklama. D.A.S.H kurrë më parë nuk është dukur aq bukur”, ka thënë Klo.

16 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›