Motrat nga Peshkopia do të trajtohen në Spitalin e Shkodrës
Dy motrat nga Peshkopia të mbajtura për më shumë se 20 vjet të lidhura me zinxhirë nga babai i tyre, do të trajtohen në Spitalin psikiatrik të Shkodrës. Thëllënxa dhe Fidane Keshi u dërguan sot në këtë qendër shëndetësore me diagnozën e degradimit të rëndë psikik dhe gjendjes së skizofrenisë. Historia tronditëse e tyre doli në drite një ditë më parë, pas publikimit të pamjeve rrënqethëse në banesën e tyre, në fshatin Bllatë e Poshtme të Peshkopisë. Babai 70-vjeçar i dy motrave ka rrëfyer se frika për jetën dhe pasiguria për gjendjen e tyre shëndetësore, janë arsyet që sipas 70-vjeçarit e kanë detyruar atë t’i mbajë lidhur dy vajzat e tij.