E Diel, 1 Nëntor 2026

Mou: Jemi për Champions, por s’ka "çmenduri" në merkato

“Kjo skuadër ka në përbërje disa prej lojtarëve më të mirë në botë, prandaj është logjike që të luftojmë për të fituar gjithçka. Gjithsesi, objektivi ynë kryesor mbetet Liga e Kampionëve”, pohoi Mourinjo, duke nënvizuar se parimi i tij i punës do të jetë orientimi i ekipit drejt arritjes së suksesit.

“Klubi më i rëndësishëm në botë nuk mund të rrijë dy apo tre sezone pa fituar asgjë, as 10 apo 20 vite pa fituar Ligën e Kampionëve. Gjithashtu, fakti që Barcelona është para nesh, më motivon akoma më tepër”, shtoi ish-trajneri i Interit. Për 47-vjeçarin, nuk është e thënë që sukseset të mbërrijnë që në sezonin e parë.

Por realizimin e synimeve tekniku nga Setubali nuk dëshiron ta arrijë duke shpenzuar shuma marramendëse në merkato. “Nuk do të bëjmë kontrata me lojtarët më të shtrenjtë në botë. Kemi nevojë për një mbrojtës dhe një mesfushor. Kemi marrë një lojtar të ri si Di Maria dhe më pëlqen Sami Kedira i Shtutgartit”, theksoi numri një i stolit madrilen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›