E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat, kontrolle të rrepta për emetimin e gazrave

Me një udhëzim të ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi dhe atij të Mjedisit, Fatmir Mediu, organet e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor detyrohen që gjatë regjistrimit për herë të parë të mjeteve rrugore, të kontrollojnë dokumentacionin teknik mbi shkarkimin e gazrave dhe zhurmave.

Nëse të dhënat rreth shkarkimeve të gazrave dhe zhurmave tejkalojnë normat e lejuara, mjeti nuk regjistrohet. Kjo do të thotë se para se të blihet mjeti i përdorur jashtë vendit, duhet të merren parasysh edhe këto kërkesa pasi në të kundërt, mbetet pa targa.

Vlerësimi i gjendjes teknike të mjetit rrugor për efekt të ndotjes së ajrit nga shkarkimet e gazrave, do të jetë pjesë përbërëse edhe e procesit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, kryerja e të cilit bëhet një herë në vit ose më shpesh, sipas kategorive të mjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›