E Diel, 1 Nëntor 2026

Mou Klasikja te shtunen dhe Benzema nuk ka vdekur

Real Madrid

Dy goditje te vogla per Barcen dhe nje hap perpara ne tentativen per te rikthyer Karim Benzemane ne formen optimale. Situata te Reali i Madridit eshte e mire dhe per momentin Zhoze Murinjo nuk ka perse te hape lufte te dhuroje tituj bombastike apo te ngreje polemika. Karim nuk ka vdekur ashtu si kam lexuar ne nje gazete. Ai nuk eshte jashte skuadres dhe nuk kam grumbulluar nje lojtar nga ekipi lsquoB ne vend te tij. Nuk mund te them se Benzema po luan mire kjo nuk do te ishte e vertete por mund te konfirmoj se po punojme qe ta kthejme ne nivelet e tij te zakonshme. Disa jave me pare flitej per mungesen e golave te Kristiano Ronaldos ndersa tani te gjithe thone se ai eshte i pandalshem tha Murinjo. Me tej tekniku luzitan ka folur edhe per Barcen duke u perfshire ne debatin e madh per daten kur do te luhet Klasikja te shtunen me 27 nentor te dielen me 28 apo te henen me 29 E shtuna nuk pelqehet nga blaugranat qe te merkuren luajne ne Champions ne Greqi e diela nuk i shkon per shtat Komunes se Barcelones pasi jane zgjedhjet ndersa e hena nuk pelqehet nga familja e futbollit. Mou tha Ne kemi zhvilluar ndeshje vetem pas dy diteve pushim nuk eshte ndonje drame. Nje mesazh i qarte per ata ne Kamp Nou nuk eshte problem te luhet te shtunen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›