E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA Itali-Serbi 3-0 ne tavoline

Nje ndeshje pa tifoze per serbet paralajmerime dhe gjoba per te dyja federatat

Me ne fund UEFA ka vendosur Itali-Serbi 3-0 ne tavoline. Per serbet nje ndeshje me porta te mbyllura plus nje tjeter me kusht plus edhe 120 mije euro gjobe. Per Italine 100 mije euro gjobe dhe nje ndeshje me dyer te mbyllura me kusht. Pra nese brenda dy viteve nuk do te ndodhin gjera te tilla ndeshkimi me kusht fshihet. Vec te tjerave per te gjitha federatat eshte e detyrueshme te mos u shesin bileta tifozerise serbe. Ky eshte verdikti i nje ceshtjeje qe gjithsesi nuk do te mbyllet ketu per apelim ka kohe deri te henen ndersa arsyet do te depozitohen brenda 7 diteve. Dhe pastaj natyrisht mbetet mundesia e dergimit te ceshtjes ne Tas. Ne mengjes mbledhja ne Nion eshte mbajtur sipas procedurave normale. I pari qe foli ishte gjyqtari Thomson qe ka konfirmuar ate qe shkruhej ne raport dhe domosdoshmerine e nderprerjes se ndeshjes. Pastaj ishte radha e delegatit te UEFA-s i cili nenvizoi bashkepunimin e mire me federaten italiane gjate nates xhenoveze. Erdhi radha e delegacionit italian Beme me te miren e mundshme per te evituar nje tjeter Heysel. Serbia nuk kishte informuar per rrezikun e ardhjes se ultrasve ne mase. Pikepamje te kunderta natyrisht nga delegacioni serb i cili drejtoi gishtin te problemet organizative italiane. Seanca u mbyll pas aktakuzes se prokurorit dhe nderhyrjes se avokateve. Pra pas dy javes e gjysme UEFA ben te ditur verdiktin e saj te pare. Gjithcka ndodhi me 12 tetorin e shkuar ne Marasi ku ultrasit serbe krijuan nje ferr te vertete. Gjerat kishin shkuar keq edhe para hyrjes ne stadium te tifozeve nga Beogradi 3 te ndalur dhe 15 te plagosur serbe ne perplasjet me policine ishte shkarravitur muri i Palazzo Ducale. Plus kercenimit te Vladimir Stojkovic portierit te kontestuar ne atdhe sepse kishte kaluar nga Ylli i Kuq te Partizani i Beogradit dhe sepse quhej fajtor per disa gabime ne humbjen ne shtepi ndaj Estonise. Pastaj situata precipitoi brenda impiantit rreth 1600 ultras ne sektorin e miqve kafazi i zakonshem i Ferraris 10 minuta pas vershellimes te fillimit te ndeshjes filluan te hedhin bomba tymuese drejt sektorit te veriut te mbushur me tifoze italiane. Me pas hodhen bomba tymuese ne fushe. Nderhyrja e zjarrfikesve u shoqerua me shperthimin e nje bombe artizanale. Arbitri skocez Thomson edhe pse ne ane te fushes ishin rrethuar policet u perpoq te rifillonte ndeshjen. Por mes tymit tifozeve qe kishin shqyer rrjeten mbrojtese mes te cileve trupmadhi Ivan Bogdanov qe nxiste turmen me pinca ne dore dhe kishte djegur me pare flamuret shqiptare dhe kosovare shume shpejt vendosi pezullimin dhe anulimin e takimit. Vetem 6 minuta loje dhe me pas u futen ne dhomat e zhveshjes. Perleshjet vazhduan dhe naten gjate operacionit delikat te evakuimit te tifozeve serbe nga stadiumi. Kapoja i ultrasve Ivan Bogdanov i kap ne vendin e bagazheve te autobusit te fundit qe nga ai moment ceshtjet lidhur me arrestimin dhe procedimin e tij jane bere ushqim per shtypin italian e serb. Me pas federatat perkatese nisen me akuza e kunderakuza qe vazhduan deri ne sentencen e djeshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›