Milani me pikepyetje Juve per fitore
Java e nente e Serise A sjell supersfiden ndermjet Milanit dhe Juventusit qe do te ndeshen sot ne oren 20.45 ne San Siro. Nje perballje e cila per te dyja skuadrat vlen per te perforcuar pozitat ne zonen e larte te klasifikimit. Kuqezinjte e drejtuar nga Alegri jane vetem 2 pike larg Lacios kryesuese ndersa bardhezinjte e Delnerit kerkojne te permiresojne pozitat e tyre pasi aktualisht ndodhen vetem ne zonen e Europa League me 12 pike te grumbulluara. Nje duel qe karakterizohet nga mungesat me peshe nga te dyja kampet. Ne fakt Milani do te paraqitet ne fushe pa Ronaldinjon dhe Zambroten duke bere qe sipas gjasave ne repartin ofensiv te kete hapesire per treshen Robinjo Pato dhe Ibrahimovic. Per sa i takon Juventusit mungesat jane Bufon i demtuar prej kohesh Traore Grigera Amauri Iakuinta te cileve se fundmi u shtohet edhe Krasic. Gjate dites se djeshme Apeli ka vendosur qe per mesfushorin serb te mbetet ne fuqi pezullimi me dy ndeshje pas simulimit ne sfiden e kaluar me Bolonjen.
Ne prag te sfides Masimiliano Alegri ka preferuar te mbaje nen tension Milanin. Trajneri nuk ka dhene asnje detaj per formacionin titullar ndersa kerkon kontributin e te gjithe lojtareve. Per drejtuesin e stolit kuqezi kjo me bardhezinjte eshte nje ndeshje e madhe dhe e veshtire. Per ta fituar duhet qe te luajme mire te jemi te perqendruar dhe te kujdesshem. Mungesa e Krasic Me apo pa te kunder Juves do ta kemi te veshtire. Padyshim qe trajneri e ka ne mendje 11-shin e pare por ai thekson vetem te paprekshmit Luan Abiati tha duke buzeqeshur edhe Ibrahimovic Pirlo Nesta. Tiago Silva pritet te jete ne fushe por kjo ndeshje do te tregoje gjendjen e tij fizike. Ne anen tjeter tekniku Delneri ka bere te ditur se Juventusi do te luaje per te fituar. Do te hyjme ne kete ndeshje te vetedijshem per kualitetin tone. Kam besim te skuadra ime. Nuk firmos per barazimin kjo Juve duhet te jete e bindur qe te zbrese ne fushe dhe te fitoje perballe cdo kundershtari tha Delneri.