E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou i dashuruar me turqit, do edhe Hamit Altintop

Zhoze Murinjo është bërë fans i madh i lojtarëve turq, dhe sipas gazetës spanjolle “Marca”, në “Santiago Bernabeu” së shpejti pritet të arrijë Hamit Altintop (29), të cilit në fund të sezonit i skadon kontrata me Bajernin. Lojtari i kombëtares turke do t’i bashkohet bashkëvendësve Nuri Sahin (22), përforcimit të parë të Real Madridit për sezonin tjetër, si dhe Mesut Ozilit, i cili në “Bernabeu” erdhi vitin e kaluar nga Verderi. Nuk dihet nëse fjala është për rastësi, por është interesant se të gjithë futbollistët e lartpërmendur kanë menaxher të njëjtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›