E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani: Mekses dhe Taivo janë lojtarë të Milanit

Kampioni i saposhpallur i Italisë, Milani ka bërë dy ‘goditjet’ e para për sezonin e ardhshëm. Klubi kuqezi ka përforcuar repartin e mbrojtjes, ku kishte nevojë urgjente për “gjak të freskët”. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Romës, Filip Mekses dhe për mbrojtësin e majtë të Olimpikut të Marsejës, Taje Taivo. Lajmin e ka konfirmuar për mediat italiane zëvendëspresidenti i ekipit kuqezi, Adriano Galiani. “Mekses dhe Taivo do të luajnë te Milani sezonin e ardhshëm”, bëri të ditur Galiani. Këta dy futbollistë zbarkojnë në Milano ‘gratis’, sepse gjatë verës u skadojnë kontratat me klubet përkatëse. Kuqezinjtë paralajmërojnë përforcime të tjera gjatë afatit kalimtar të verës, mbi të gjitha në mesfushë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›