Mou sërish në "sulm": Heshtja shkaktoi "Calciopolin"
“Dëgjoj të thuhet nga dikush (Galiani, Abete...) që duhet të ulim tonet. Epo, në këtë mënyrë ju italianët ndërtuat një histori nga e cila mua si profesionist i futbollit dhe si person, më vjen shumë turp (duke nënkuptuar “Calciopolin” g.s)”, theksoi trajneri zikaltër në përfundim të takimit me Çelsin.
Dhe më tej shtoi: “Prandaj, mos bëni leksione, sepse ju italianët e keni në shtëpinë tuaj shembullin e keq”. Nuk ka rëndësi nëse vështrimi i tij kritik tashmë bëhet nga brenda, si pjesë e një sistemi të cilin po e jeton edhe vetë, sepse “unë jam i ndershëm dhe në Itali nuk do të ndryshoj”.
Në fund edhe batuta e radhës: “Nuk dua të flas për kampionatin, sepse sapo më thanë që Milanit nuk i dhanë një penallti kundër me Fiorentinën dhe nëse flas, mund të më dënojnë edhe 3-4 javë të tjera. Por tani duhet trë ulim tonet, të mos flasim për asgjë e të bëjmë si struci: të futim kokën në rërë”.