E Diel, 1 Nëntor 2026

De Vekis beson ne fitoret e Kamzes

Prova e parë ndaj Flamurtarit ishte shumë e mirë, edhe pse ajo u humb. Kamza e stilit italian duket bindëse, ndonëse nuk ishte aspak keq edhe kur e drejtonte Ernest Gjoka, ndërsa trajneri i saj i tanishëm, Mauro De Vekis, beson se thjesht duhet vazhdimësi.
“Humbja ndaj Flamurtarit ka negativ vetëm rezultatin. Kemi luajtur shumë mirë dhe nëse do të vazhdojmë të luajmë kështu, nuk ka asnjë dyshim se do të fitojmë shumë ndeshje. Tirana është një mundësi e madhe për ne. Duhet të besojmë se mund të fitojmë”. – u shpreh De Vekis
De Vekis është shumë i kënaqur nga cilësia njerëzore që ka gjetur tek Kamza, një dhimbje koke më pak për një trajner.
“Nga lojtarët e mi nuk kam asnjë shqetësim. Jam shumë i kënaqur nga gatishmëria e tyre. Ne po punojmë fort, madje po stërvitemi në mënyrë të diferencuar sipas reparteve. Lojtarët janë problemi im i fundit”-tha De Vekis
Kamza dhe De Vekis shpresojnë të arrijnë rezultatin e parë pozitiv, ndonëse në kupë do të kenë përballë Tiranën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›