Mourinho Dua te qendroj tek Reali i Madridit

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë punën me skuadrën madrilene, por zerat për largimin e tij në fund të sezonit sa vijnë dhe shtohen. Në daljen e fundit përpara mediave, tekniku portugez tha se ai po jep maksimumin për skuadrën, por gjithsesi në fund të kampionatit bashkë me klubin do të bëjë analizen e punës së tij.
"Ky është sezoni im i parë këtu dhe mendoj se kjo nuk është thjesht një punë. Unë po bëj më të mirën, por sigurisht në fund do të abalizojmë situatën. Por shpresa ime është se bashkë me klubin kemi krijuar të gjitha kushtet për të vazhduar”, ka thënë Mourinho. Gjithsesi, mediat spanjolle vazhdojnë të insistojnë se ky do të jetë sezoni i vetëm i teknikut portugez në stolin e Realit të Madridit.
Madje, sipas tyre presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez i ka paraprirë situatës dhe po mendon që tani për zevendësuesin e Mourinhos. Në krye të listës qëndron trajneri i Chelsea Carlo Ancelloti dhe ish-trajneri i Interit Rafael Benitez. Ky i fundit zevendësoi Mourinhon të skuadra italiane, por u largua vetëm pas pak muajsh nga pankina zikaltër ndërsa tani është në pritje të ofertave nga klube të tjerë të Evropës.
Nertan Prifti