90- vjetori i Bibliotekes Kombetare

Gjashtë muaj veprimtari të 90 vjetorit të themelimit të saj, Biblioteka Kombëtare i ka mbyllur me botim i dy veprave të rëndësishme. “Libri Shqip Bibliografi1555-1912” dhe “Bibliografia e librit shqip 1913-1944”. Veprat vijnë në formën e një enciklopedie shteruese të cilat sjellin të përmbledhura të gjitha botimet autorët e gjuhës shqipe që nga shkrimet e para të Buzukut. Ato dëshmojnë udhëtimin e letrave shqipe në 5 shekuj.
"Është një pasuri kulturore që dhurohet si vlerë intelektuale e lexuesve të një kombi. Përbën një ndëj projektet më madhore të bibliotekës kombëtare të Shqipërisë dhe me të drejtë është cilësuar ngjarje historike për gjithë botën kulturore shqiptare", u shpreh Sali Bashota, drejtor i Bibliotekës së Kosovës.
Veprat bibliografike u vlerësuan edhe nga kryeministri Sali Berisha i ftuar në këtë ceremoni. Si një nga anëtarët më të vjetër të bibliotejks ai u nderua me një nga medaljonet e krijuara për 90 vjetorin. Vetë kreu i qeverisë premtoi një godinë të re për bibliotekën dhe mbështetje për të gjitha projektet. "Qeveria është e vendosur tu mbështesë ju në të gjitha përpjekjet për një modernizim tërësor. Jemi absolutisht ta vendosim, ta përparësojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ti japim vendit një bibliotekë të re, të denjë për Shqipërinë", tha kreu i qeverisë, Sali Berisha. Ceremonia u mbyll me një ekspozitë me botime origjinale dhe fotografi në titullin “Naim Frashëri: një aventurë editoriale 1882-1912”.
Aurela Papadhima