Mourinho: Merituam të fitojmë
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho është i zhgënjyer nga humbja ndaj Werder Bremenit dhe thotë se futbollistët e tij merituan ta fitojnë njërin prej ekipeve më të fuqishme në Ligën e Kampionëve. "Kjo humbje nuk është matje e mundësive tona, nuk luajtëm me ekipin tonë më të mirë dhe merituam ta fitojmë njërin prej ekipeve më të fuqishme të kësaj faze. Në ndeshjet e Serie A luajmë më shumë të koncentruar dhe më fuqishëm", ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes së mbrëmshme. "Gjatë golit të parë, Maxwell u vonua ta bllokojë Pizzaron. Nuk isha i befasuar që ai bëri gabim, pasi nuk dukej i përqendruar në pjesën e dytë. Mancini dhe Quaresma nuk janë në formën më të mirë, por e luajtën pjesën e tyre. Nëse që në fillim Quaresma do të arrinte gol, gjithçka do të ishte më ndryshe", ka përfunduar portugezi.