Laporta: Të mësojmë nga kjo humbje
Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, thotë se ekipi i tij duhet të mbushet mend nga kundërshtari i mbrëmshëm, Shakhtar Donetsk, dhe mirë të përgatitet për ndeshjen kundër Real Madridit. Barcelona humbi ndaj ekipit ukrainas në Camp Nou në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. "Është e qartë se sonte luajtëm vetëm me disa lojtarë të ekipit të parë, por u tregua se çdo ekip mund të befasojë. Kjo duhet të na shërbejë si mësim", ka deklaruar Laporta. "Duhet të jemi të vëmendshëm gjatë vikendit, pasi Real Madrid vjen me nëntë pikë ngecje, por ata kanë një trajner të ri dhe do të dëshirojnë të tregojnë se janë më të mirë", ka shtuar presidenti i klubit katalanas.