E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Madridit do te luaje sot ne fushen e Betisit

Zhoze Murinjo e ka të qartë se Realin e Madridit e pret një test i vështirë në fushën e Real Betis. Madrilenët pritet të luajnë në këtë sfidë pa Karim Benzema, i cili u dëmtuar në sfidën me CSKA-në e Moskës në Champions League.
Ndërkohë, përsa i takon ndeshjes me skuadrën e Pepe Mel, që ka shfaqur një futboll mbresëlënës megjithatë mbetet në zonën e luftës për mbijetesë, trajneri i Realit i ka të qarta vështirësitë e kësaj sfide, që do të jetë e 100-ta për të në krye të stolit.
“E kemi të qartë që kundër Betisit na pret një sfidë e vështirë. Ata janë skuadër që kanë kualitet dhe rreshtohen mirë në fushë. Mendoj se janë një kundërshtar i fort dhe në këtë ndeshje gjithçka mund të ndodhë. Megjithatë, besoj te forca e skuadrës time, mbi të gjitha në aspektin psikologjik dhe mund të marrim tri pikët”
Deri më tani, Reali nuk ka marrë pikët e plota vetëm në 3 nga 25 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, ndërsa tashmë kërkojnë fitoren e dhjetë radhazi jashtë fushe. Ndërkohë, i ngacmuar për lakimin e emrit të tij si trajner i ardhshëm i Çelsit, Murinjo theksoi se ndihet i lumtur në Madrid.
“Ndihesha mirë te Interi, por kur mu krijua mundësia për të drejtuar Realin e pranova, pasi e ndjeja që duhej të punoja edhe në Madrid për t’u ndjerë se kisha drejtuar klubet më të mëdha në kampionatet më të rëndësishëm”.
Reali i Madridit kryeson La Liga-n me 67 pikë, 10 më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›