Mourinho: Sezonet e mia të dyta, më të mira

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai gjithmonë është më i suksesshëm në sezonet e dyta me ekipet e tij.
Pasi kishte marrë në drejtim Porton në mes të sezonit 2001/02, ai fitoi ligën në sezonin tjetër dhe fitoi edhe një titull tjetër vendor dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2004/04. Pastaj u largua në drejtim të Chelseat ku fitoi Ligën Premier dy herë radhazi.
Njësoj ndodhi edhe tek Interi, ku pasi fitoi Serinë A, ai triumfoi edhe në Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të dytë me Nerazzurët.
“Futbolli nuk është matematikë dhe askush nuk mund t`ju garantojë se kjo do të ndodhë këtë sezon, por sezonet e mia të dyta janë gjithmonë më të mira. Rezultatet në para-sezon nuk janë gjëja më e rëndësishme. E rëndësishme është të merrni formë. Fitoret janë të bukura pasi ju udhëtoni më të lumtur”, ka thënë Mourinho.