Mourinho: Vetëm fitorja më kënaq

Në prag të takimit derbi përballë Milanit, trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se ai do të jetë i kënaqur vetëm me fitore.
"Cili është rezultat i mirë për mua? Vetëm fitorja, barazimi nuk do të më kënaqte", ka thënë Mourinho.
"Ndoshta Milani luan me një filozofi më ndryshe se që ka luajtur më herët, por ne nuk kemi ndryshuar asgjë", ka shtuar portugezi i pyetur për dallimet në mes dy ekipeve.
Mourinhos do t'i mungojë sulmuesi Samuel Eto'o i cili është në detyrë me kombëtaren, por ai ka në përbërje të rikthyerit Wesley Sneijder, Thiago Motta dhe Souley Mountari.