Shuster: Frenk Riberi është lojtar i Realit
Merkato
Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Shuster, ka deklaruar se është i bindur se, që nga sezoni i ardhshëm, Frank Riberi, do të jetë lojtar i Realit. “Kur një lojtari i hyn diçka në kokë, atëherë ajo do të realizohet dhe Riberi do të luajë në të ardhmen për Real Madrid”. Strategu gjerman porositi të gjithë tifozët e Realit që ta konsiderojnë Riberin lojtar të madrilenëve. “Riberi për mua është lojtar i Realit, nuk diskutohet kjo. Që nga vera e vitit 2010 Riberi do të luajë në Madrid, përndryshe Bajerni do të humbë shumë para.
#