E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brajant, 25 mijë pikë LeBron i prish festën

NBA

Në mbrëmjen kur ka arritur shifrën e 25 mijë pikëve të realizuara në karrierë (basketbollisti më i ri i të gjitha kohërave në NBA), festa e Kobi Brajant është prishur nga armiku i zakonshëm, LeBron Xhejms. Los Anxhelos humbet sërish përballë Klivlend me rezultatin 93-87. Lejkërsave nuk i kanë shërbyer 37 pikët e Brajant, që në minutat e fundit gaboi disa goditje vendimtare për përmbysjen. Në anën tjetër, edhe LeBron e mbylli takimin me 37 pikë, duke rezultuar vendimtar për Kavaljers.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›