E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri sulmon: Stili i Juves ishte Anjeli dhe ai vdiq

Juventus-Roma

“S’ka hakmarrje, dua 3 pikët”. Klaudio Ranieri përgatitet të përballet me këtë shpirt gare sonte kundër ish-skuadrës: “Nuk kam një dëshirë të tillë, ka deklaruar trajneri i verdhekuqve në prag të sfidës me Juven. Jam i vetëdijshëm që do të ndeshemi me kampionë të mëdhenj, por do t’i përshëndes me kënaqësi. Juventusi nuk ka shumë vazhdimësi rezultatesh, por e dimë se sa e vështirë është ta mundësh. Jemi të vetëdijshëm se po kalojmë një periudhë të mirë dhe do ta provojmë, edhe pse ata kanë disa të meta. Unë mendoj vetëm për Romën”. Ranieri vë pikat mbi “I”: Toti nuk mund të jetë në formë, sepse ka qenë i dëmtuar prej shumë kohësh, por do të vijë shpejt në formë De Rosi e Mekses? Janë mirë, janë stërvitur mirë”. Orët e fundit është folur për një interesim të Real Madrid për De Rosin: “Nuk jam njeriu i duhur për t’u përgjigjur, ka theksuar trajneri i Romës, por nëse duhet të them atë çfarë mendoj, unë nuk e shes as për 80 milionë”. Më pas tekniku verdhekuq flet për vitet e tij bardhezi dhe nuk kursen kunjat për presidentin aktual të Juventusit, Zhean Klod Blank: “A është e vështirë të punosh te Juventusi: “Unë kam pasur një fund të mirë kimik në një farë mënyrë. A ka ndryshuar vërtet stili i Juventusit? Stili i Juves ishte ai i Anjellit, pastaj ai vdiq dhe Boniperti nuk shikohet më në media... Ishte ai stil i Juves që e njihnim nga jashtë. Blank më ka shkarkuar, sepse më donte të mirën? Atëherë më bën të mendoj se i do të keqen Ferrarës...”, ishte batuta e fundit e Ranierit në lidhje me shkarkimin e tij nga Juventusi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›