Mesi më i mirë se Kristiano Ronaldo
Vlerësimi
Trajneri i kombëtares argjentinase, Diego Armando Maradona, ka deklaruar gjatë qëndrimit të tij në Afrikën e Jugut se Botërori do të jetë fantastik dhe se lojtari, që do të shkëlqejë është Mesi, i cili sipas “Dorës së Zotit” është më i mirë se Ronaldo. “Se Mesi është më i miri në botë nuk ka kurrfarë dyshimi. është mirë të jesh një nivel më lart se Ronaldo, dhe për këtë duhet të jesh shumë i mirë. Mesi do të lërë gjurmë në Botëror, sepse ka gjithçka, që i duhet për ta bërë atë. Mendoj se me një lojtar si Mesi ne do të arrijmë në finale”.
#