E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini thellon krizën e Vllaznisë

është zhvilluar sot takimi Shkumbini- Vllaznia i vlefshëm për javën e XVII të Kategorisë Superiore.
Ky ishte edhe takimi i parë i Superligës për vitin 2010. Në këtë takim bëri debutimin për herë të parë trajneri i Vllaznisë, Edi Martini.
Të parët në avantazh kaluan lojtarët e Shkumbinit në minutën e 33' me anë të një goli të Fejzo Shenaj, i cili ishte goli i parë për të me fanellën e Shkumbinit.
Ky gol nuk u prit mirë në tribunën Vip pasi u vunë re konfrontime mes personave.
Të dy ekipet e përfunduan pjesën e parë me 10 lojtarë, pasi në minutën e 45' gjyqtari Kridenc Meta ndëshkoi Mustafain për Shkumbinin dhe Rajoviç për Vllazninë, me karton të kuq.
Pjesa e parë përfundoi në 1-0, por në në minutën e 53' të takimit erdhi edhe goli i barazimit nga Ndriçim Shtupina.
Ndërkohë në mintuën 65' ekipi i Shkumbinit kalon në avantazh me anë të Gerboviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›