Flamuri i Kosovës pranë atij të Serbisë

Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 12:21
Flmauri i Republikës së Kosovës ka valvuar në ndeshjen ndërmjet klubit slloven, Cimos Koper dhe atij suedez, Eskilstuna Guif (32:24) e vlefshme për të 16’ën e finales së Challenge Cup. Këtë takim e drejtuan gjyqtarët nga Kosova, Arsim dhe Erdoan Vitaku derisa Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se gjyqtarët kosovarë para ndeshjes janë provokuar nga vëzhguesi i takimit, Zhivan Stakiç nga Serbia, i cili nuk donte të lejonte që flamuri i Republikës së Kosovës të valëvitet krahas flamujve tjerë të akterëve pjesëmarrës (Sllovenisë, Suedisë, Serbisë), por pa sukses.