E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët e Schalke 04, kundër Magathit

Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 08:47

Trajneri i Schalke 04, Felix Magath duket se ka humbur sharmin e tij në Facebook pasi tifozët e klubit u vunë kundër tij gjatë barazimit 1-1 me Nurembergun, të shtunën.

Më herët gjatë muajit, Magath u mundua të afrohet me përkrahësit e Schalkes, duke hapur një faqe në Facebook në përpjekje të fitojë besimin e tyre. Pas më tepër se dy javë, Magath kishte bërë mbi 140 mijë miq, të cilët kishin klikuar opsionin “e pëlqej” në uebfaqen e rrjetit social. Por, pas barazimit të ekipit të tij në shtëpi me Nurembergun, tifozët shpalosën një transparent ku shkruante: “Felix: ne nuk të pëlqejmë më”.

Për të përforcuar mesazhin e tyre, tifozët e kënduan atë gjatë pjesës së dytë. Thirrjet për largimin e Magathit mund të dëgjoheshin pas vërshëllimës së fundit të takimit që la Schalken në pozitën e 10-të në Bundesligë. Në komentet e tij pas ndeshjes, Magath injoroi transparentin dhe vërshëllimat në stadium, por pranoi se nuk ishte i kënaqur me rezultatin.

“Një pikë nuk mjafton. Në pjesën e dytë ne përmirësuam lojën tonë dhe kishim raste, por nuk arritën të shënojmë golin e dytë”, tha Magath. Schalke takohet me Bayernin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, të mërkurën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›