E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serie A - të gjitha ndeshjet në ora 15:00

Lega Calcio ka konfirmuar se çdo ndeshje në Serie A këtë fundjavë do të fillojë nga ora 15:00, për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq që ka kapluar Europën Jugore.

Gjatë mesjavës janë shtyrë shumë ndeshje në Itali, ndër të cilat edhe Parma – Juventus. Ndërsa  meteorologët parashikojnë acar për ditët në vijim, Lega Calcio ka vendosur që të gjitha ndeshjet të nisin nga ora 15:00.

Ndeshjet e planifikuara për të shtunën, Cesena – Catania dhe Roma – Inter do të zhvillohen nga ora 15:00 dhe e njëjta vlen edhe për ndeshjet e të dielës kur Milani pret në San Siro, Napolin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›