Salihi shkon në Amerikë, nënshkruan me DC Junajtid
TIRANE-Hamdi Salihi ka bërë një lëvizje surprizë në karrierën e tij, duke firmosur mbrëmë me klubin amerikan të D.C. Junajtid. Bëhet fjalë për klubin e kryeqytetit të SHBA-së, Uashingtonit, që luan në kategorinë e parë të futbollit të këtij vendi. Sulmuesi shkodran pritej të kalonte te kinezët e Changchun Yatai, por një lëvizje e tillë nuk e ka bindur aq shumë atë. Lajmi për transferimin e Salihit u bë zyrtar mbrëmë vonë, në uebsajtet e të dy klubeve, Rapidit të Vjenës dhe D.C. Junajtid. "D.C. Junajtid njofton se sot kemi nënshkruar një kontratë me sulmuesin 28 vjeçar Hamdi Salihi, - bëhet e ditur në faqen zyrtare të klubit amerikan. - Lojtari i kombëtares shqiptare ka shënuar 163 gola në 289 ndeshje si profesionist, pra në 53 % të ndeshjeve ku luajtur. Termat e kontratës nuk mund të bëhen të ditur", thuhet më tej në njoftim. Në fakt, që pas arritjes së marrëveshjes për të kaluar te klubi kinez i Changchun Yatai, te Rapidi nuk është folur më për këtë transferim. Gjithçka mbeti pezull, por dje mediat amerikane kanë nxjerrë në dritë një interesim të skuadrës D.C. Junajtid për sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Lajmi
Lajmi i blerjes së Salihit është pritur me një bujë të madhe në Amerikë, sidomos nga drejtuesit e klubit të Uashingtonit. "Jemi të mrekulluar që kemi kompletuar një marrëveshje për të sjellë Hamdi Salihin në MLS (Major Soccer League) dhe te D.C. Junajtid", tha drejtori i përgjithshëm i këtij klubi Dejv Kasper. "Ai ka qenë një nga sulmuesit më impresionues dhe do nëse lexoni për të, do të shihni që ka shënuar gola në çdo nivel që ka luajtur. Ne besojmë shumë se ai do të bëhet një tjetër pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë dhe mezi presim që ta shohim në fushë në muajin mars", shtoi më tej Kasper. Salihi në këtë mënyrë ndjek rrugën e emrave si Devid Bekham apo Robi Kin, që kanë zgjedhur kampionatin e Shteteve të Bashkuara për të bërë karrierë. Në faqen zyrtare të klubit D.C. Junajtid është përshkruar me superlativa edhe karriera e Hamdi Salihit.
Klubi
D.C. Junajtid është një prej klubeve më të mëdha të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka fituar 12 tituj kampionë në historinë e Major Soccer League si edhe dy Kupa të SHBA-së. D.C. Junajtid ka luajtur edhe në Ligën e Kampioneve të zonës CONCACAF, ndërsa është klubi i vetëm amerikano verior që ka marrë pjesë në kompeticione të Amerikës së Jugut. Ekipi i Uashingtonit ka fituar në vitin 1998 Kupën e Kampioneve të zonës së Amerikës së Veriut (CONCACAF), ndërsa një vit më pas fitoi edhe Kupën Interamerikane, që është përballje mes klubeve të Amerikës së Veriut dhe të Jugut për të shpallur ekipin më të mirë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)