E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferte e re per Hamdi Salihin

Biznesi po e çon virtualisht në të katër anët e botës. Pasi u diskutua për një kalim të tijin në Kinë, për Hamdi Salihin ka ardhur një lajm i ri. Këtë herë nga Toka e Premtuar në Perëndim, pra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
DC Junajtid i Uashingtonit është gati t’i japë 335 mijë dollarë amerikanë në vit, sulmuesi shqiptar, në mënyrë që ky të transfetohet në kampionatin amerikan (MLS). Këtë e bën të ditur media amerikane, “Uashington Ekzëmajnër” (Uashington Examiner), ndërsa këtij burimi i referohen mediat austriake.
Pra, përveç Kinës vjen një tjetër mundësi transferimi larg Rapidit të Vjenës, ndërsa koha është plotësisht e mjaftueshme për t’u marrë vesh pasi transferimet në SHBA kanë afat deri në 12 prill.
Nga Kina, për Salihin u interesua Çangçun Jatai, ndërsa oferta nga Lindja besohet se ishte më e mirë sesa kjo që ofrojnë amerikanët, pasi u fol për rreth gjysmë milionë euro.
Aktualisht, tek Rapidi i Vjenës, shkodrani besohet se merr të paktën 250 000 euro në sezon, por trajneri i tij Peter Shëtel nuk po mbështetet tek shqiptari. Vetë Shëtel është shprehur se ka ende kohë që Salihi të arrijë një marrëveshje për të shkuar në një skuadër tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›