NBA humbasin te fortat

Nuk kishte mbarësi për disa prej skuadrave më të forta të NBA amerikan të cilat pësuan humbje në mbrëmjen e së mërkurës. Çikago Bulls, ish-kryesuese e kampionatit, pësoi një disfatë jo të lehtë në fushën e Filadelfias, me rezultatin 82-98, ndërsa thuajse të gjithë lojtarët e Bullsave nuk ishin të ditën e tyre normale.
Për Filadelfian, Iguodala shënoi 19 pikë, po aq sa Jang, Holidei realizoi 17 dhe debutuesi Alen shtoi edhe 15 pikë të tjera. Për Çikagon, Derrik Rouz mund të shënonte vetëm 18 pikë dhe 20 ishin pikët e zëvendësuesit Uatson.
Majemi i superyjeve Xhejms e Uejd gjithashtu e pësoi jashtë fushe, në shtëpinë e Miluokit. Nuk mund të thuhet se ata nuk dhanë kontribut, pasi Lebron realizoi 40 pikë dhe Duejn 27, por në momentet vendimtare, të dy yjet u treguan shumë egoistë.
Brandon Xhenings ishte më i miri për Miluokin me 31 pikë, përfshi disa 3-pikësha radhazi, ndërsa skuadra vendase përmbysi një dizavantazh prej 18 pikësh në njëfitore me 8 pikë diferencë.
Kampionia e Amerikës, Dallas Maveriks, u mund në fushën e vet nga Oklahoma me rezultatin 95-86. Rasëll Uestbruk udhëhoqi të vetët me 33 pikë, por në formë të madhe ishin edhe Kevin Durant e Serg Ibaka.
Për Dallasin nuk mjaftuan 25 pikët e Xhejzën Territ, ndërsa u ndje mungesa e tre prej lojtarëve të formacionit si Xhejzën Kid, Brendan Hejud dhe Lamar Odom. Në renditje, është pikërisht Oklahoma që kryeson NBA-n.