E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho, ideal për Anglinë

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 12:04

Sven-Goran Eriksson beson se Jose Mourinho mund të konsiderohet për pozitën e selektorit të Anglisë, kur Fabio Capello të largohet. Mourinho e udhëhoqi Chelsean drejt dy titujve në Premierligë, plus triumfit në FA Cup gjatë kohës sa ishte në Stamford Bridge. Ai mori lëvdata dhe u bë i dashur në Angli.

Portugezi aktualisht e drejton Real Madridin, por ish selektori i “Tre Luanëve’ nuk sheh arsye pse ‘Special One’ të mos konsiderohet për këtë pozitë, kur ajo të jetë boshe.

“Nuk do të befasohesha nëse Jose do të ishte kandidat për selektor të Anglisë, absolutisht jo. Askush nuk do të ankohej nëse Mourinho e merr këtë pozitë. Ajo që ka bërë për 10 vjet, e bën atë më të mirin ose njërin nga më të mirët sot. Kur ta përfundojë eksperiencën në Real, atë do ta vërshojnë ofertat. Nëse e keni provuar futbollin anglez, ju e doni atë, qoftë si lojtar apo si menaxher”, deklaroi trajneri suedez.

Eriksson thotë se e kupton Mourinhon, i cili kohë më parë thoshte se dëshiron të kthehet në futbollin anglez. Capello ka kontratë me Anglinë deri në fund të Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›