Laçi, sot debutimi në kupat e Europës
Laçi, surpriza e sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore, do të debutojë sot në Kupat e Europës. Kurbinasit do të luajnë për herë të parë në histori në aktivitetet ndërkombëtare, ndërsa kundërshtarët e tyre në turin e parë eliminator të Europa League janë bjellorusët e Dniper Mogilev. Sfida ndërmjet skuadrës së drejtuar nga tekniku Stavri Nica dhe ekipit që është renditur në vendin e tretë në Bjellorusi, do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, në orën 16:30. Takimi do të drejtohet nga gjyqtari kroat, Igor Pristovnik, ndërsa ndeshja e kthimit në “Spartak Stadion” do të luhet më 8 korrik.
#