Spanja: Zhgënjimi Torres, por ka mijëra alternativa
Fillim shumë i keq kundër Zvicrës, ndeshje në të cilën gjithsesi u panë potencialet e lojës me mijëra prekje, është edhe specialiteti i tyre. Dhe në fund, ka forcë të insistojë, talenti ka kërkuar dhe ia ka arritur qëllimit. Përballë problemit të prezencë-mungesës së Fernando Torres (nuk ka shkëlqyer asnjëherë), mendoi David Vija, me golat e tij shumë të bukur ndaj Hondurasit e Kilit, që kanë rikthyer besimin, edhe pse ende jo perfeksionin në mekanizmin të manovrës. Në mesfushë Ksavi Alonso dhe Ksavi, të mbrojtur mirë nga Buskets, mund ta bëjnë të qetë punë e tyre të organizimit të aksioneve. Pa harruar Andres Injesta, që është një vlerë e shtuar e këtij repartit. Mbrojtja është ende solide dhe dinamike. Si në Europianët e fundit. Pra është skuadra e zakonshme e kompletuar, e re, shumë e pasur me alternativa në çdo repart. Ishin favoritë, e nisën shumë keq, dhe kanë pasur forcën për të korrigjuar drejtimin e timonit të anijes së tyre: një gjë të tillë nuk e bëjnë të gjithë, sidomos kur flitet për një Botëror si ky.
#