E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç, i lumtur në Milan

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç është i lumtur në klub dhe nuk planifikon të largohet nga San Siro ka njoftuar menaxheri i tij, Mino Raiola.

Ylli suedez ngriti dyshime rreth të ardhmes së tij me Rossonerët dhe karrierës në përgjithësi duke thënë se ka filluar të lodhet nga futbolli dhe se dëshiron të pensionohet sa është ende në formë të mirë. Por, Raiola ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet lidhur me klientin e tij.

“E tëra kjo më jep kokëdhembje. Vetëm e di se Zlatan shprehu disa ide se si ndihet me gjëra të caktuar por asnjëherë nuk tha se ishte në krizë te Milani”, tha Raiola për Corriere dello Sport.

Ibrahimoviç, i cili i ndihmoi Milanit të fitojë titullin në Serie A sezonin e kaluar, është duke kaluar vitin e tij të dytë në klub ndërsa ka edhe tri vite në kontratën e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›