Mourinho mërzitet për Interin

Jose Mourinho është i mërzitur që ish skuadra e tij Inter nuk i është bashkuar Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Real tejkaloi CSKA Moskën duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5-2 kurse Inter u eliminua nga Olympique Marseille.
“Jam jashtëzakonisht i mërzitur për Interin. Ne të gjithë ishim në përkrahje të Interit, jo vetëm unë por edhe futbollistët e mi të Realit. Jemi mërzitur, ka qenë një sezon i vështirë për Interin. Fatkeqësisht në futboll ju fitoni dhe humbni por jam i sigurt se ata do të kthehen vitin e ardhshëm për të fituar” deklaroi Mourinho.