Leku shënon rënie
Nga Express më 16 prill 2011 në ora 20:09
Euro prek kuotat më të larta kundrejt lekut shqiptar javët e fundit.
Në kursin e këmbimit valutor, një euro është shkëmbyer me rreth 142 lekë, ndërkohë që prej disa javësh ka pasur tendencë drejt rritjes.
Po ashtu edhe dollari amerikan ka pasur rritje kundrejt lekut shqiptar dhe një dollar është shkëmbyer me rreth 98 lekë.
Sipas specialistëve, ky nivel i shkëmbimit të euros me lekun është mjaft negativ dhe ka një sërë ndikimesh direkte.