Plagoset futbollisti i kombëtares paraguajane Kabanas
Sipas njoftimeve që vijnë nga Meksika, mësohet se incidenti ndodhi në orën 17:30 me orën lokale në një nga baret e kryeqytetit meksikan, ku Kabanas kishte shkuar së bashku me shokët dhe të afërmit e tij.Ai u përfshi në jë përleshje, e cila më pas precipitoi edhe në përdorimin e armëve. 29-vjeçari u dërgua menjëherë në një spital të Los Anxhelosit dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.Policia meksikane bëri të ditur se janë arrestuar dy persona. Salvator Kabanas luan për ekipin e Americas në kampionatin meksikan dhe gjithashtu ka veshur rregullisht fanellën e kombëtares së Paraguajit.