E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho vendos të kthehet në Premierligë

Jose Mourinho do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni për tu kthyer sërish në Premierligë, ka njoftuar Sunday Times.

Spekulimet rreth të ardhmes së Mourinhos në Spanjë janë intensifikuar në javët e fundit pas një serie të incidenteve. Megjithatë, Reali ka krijuar shtatë pikë epërsi ndaj Barcelonës në La Liga pas 20 xhirosh.

Por, një burim i afërt me Mourinhon tha për Sunday Times se: “Jose është i lodhur nga situata e tij në Madrid. Pa marrë parasysh a fiton këtë sezon ose jo, ai ka vendosur të kthehet në Angli dhe do të shkojë atje gjatë verës”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›