Reali largon Pepen për Luizin

Real Madridi është i gatshëm të kontaktojë me Chelsean rreth një shkëmbimi sensacional të futbollistëve, ka njoftuar e përditshmja portugeze A Bola.
Gjiganti madrilen do t’i propozojë atij londinez shkëmbimin e mbrojtësit Pepe me David Luizin.
Pepe, në javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pas incidentit që shkaktoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey kundër Barcelonës kur shkeli në dorë Lionel Messin, kurse Luiz ka filluar të spekulohet me largim nga Stamford Bridge pas paraqitjeve të pasigurta në periudhën e fundit.