Mourinjo “spiunon” Barcelonën
Ishte edhe Hoze Mourinjo në tribunën e Kamp Nou në ndeshjen e javës së parë të Primera Divizion për Barcelonën. Tekniku interist, me mision për të vëzhguar kundërshtarët e ardhshëm në Ligën e Kampionëve (në 16 shtator në San Siro), ka humbur pjesën më të bukur të ndeshjes, golin e parë të Zllatan Ibrahimoviç me fanellën blaugrana.
Suedezi shënoi polin e tretë për Barcelonën në minutën e 82-të të ndeshjes, atëherë kur Mourinjo ishte larguar nga vendi që i kishte rezervuar preidenti Laporta.
Sidoqoftë, portugezi ka vëzhguar me kujdes spektaklin katalanas, me qëllim të marrë masat për t’iu kundërpërgjigjur skuadrës së Pep Guardiolës, e cila pas “tripletës” në sezonin e kaluar, e ka filluar sezonin e ri me Superkupën e Spanjës dhe atë të Europës.
Por ndërkaq, Barcelona duhet të përballet edhe me probleme dhe provokime. Problemi ka të bëjë me Bojan Krkiç, autorin e golit të parë të hënën në mbrëmje kundër Sporting Gijon. Sulmuesi i ri ka lënë lojën, pas një dëmtimi në këmbën e majtë. Për të do të ketë një pushim prej 15-20 ditësh. Më pak alarmante duket situata për Maksuell, edhe ai i detyruar të lërë fushën e lojës për shkak të një problemi muskulor. Ish-braziliani i Interit vuan një kontraktim muskulor dhe do të mbahet nën vëzhgim edhe për disa ditë.
Përsa i përket provokimit, “gjembat” vijnë nga Iker Kasiljas. Portieri i Realit të Madridit është i bindur që “krijesa” e re e Florentino Perez mund t’i japë fund dominimit të Barcelonës, sepse sipas tij, Reali është skuadër më e mirë dhe me emra më të mëdhenj. “Sigurisht – pohon Kasiljas – edhe ata kanë një skuadër që ka dhënë rezultate dhe kam zili kur shoh titujt e mikut tim Ksavi.” Portieri spanjoll thotë se të mundësh rivalin e përjetshëm, Barcelonën në Ligën e Kampionëve, është maksimumi. Dhe me një Eto më pak në radhët e katalanasve... “Jam i lumtur që iku në Itali – komenton Kasiljas -. Për mua është më i fortë se Ibrahimoviç.